Turistët rusë, gjermanë, italianë dhe britanikë braktisin Egjiptin

Turistët e Rusisë, Gjermanisë, italisë dhe Britaisë së Madhe janë duke braktisur Egjiptin në 39 fluturime nga aeroporti ndërkombëtar Sharm al-Sheikh, bëjnë të ditur sot për Anadolu Agency nga Aviacioni civil i Egjiptit.

Sipas burimeve, aeroporti do marrë 22 aeroplane nga Rusia, tetë nga Britania e Madhe, gjashtë nga Gjermania dhe pesë nga Italia për shtetasit e tyre që të kthehen në vendlindje.

Organizata terroriste DAESH mori përsipër përgjegjësinë e rrëzimit të avionit rus në Sinai, ku 224 persona humbën jetën.

Pasagjerët dhe ekuipazhi që ishin në bord gjatë kthimit në Shën Petersburg, Rusi, nga destinacioni i popullarizuar egjiptian, humbën jetën kur aeroplani i tyre u rrëzua në shkretëtirën e Sinait.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button