Die Presse: Kosova afër liberalizimit të vizave

Gazeta austriake “Die Presse” paralajmëron se aspirata e kosovarëve për të udhëtuar të lirë në zonën shengen duket se janë afër jetësimit.

“Përpjekjet e Kosovës për t’i dhënë fund regjimit të vizave për hyrjen e qytetarëve të saj në shtetet e BE-së së shpejti mund të japë fryt”, shkruan gazeta.

Ajo citon edhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn, i cili gjatë qëndrimit në Kosovë ka thënë se në fund të vitit do të përcaktohet nëse Kosova ka përmbushur kriteret, transmeton Republika.info.

“Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, ku për qytetarët e saj, edhe më tutje vlen regjimi i vizave”, shkruan gazeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button