Kush humbi dhe kush fitoi nga Marrëveshja e Përzhinos?

Të gjithë materialet e deritanishme të fituara nëpërmes përgjimeve të jashtëligjshme dhe flasin për krime dhe abuzime të funksionarëve mund të ritransmetohen – parasheh ligji i ri në lidhje me mbrojtjen e privatësisë. Ajo që është e re në këtë ligj sanksionohet vetëm nëse shkelet privatësia e qytetarëve. Sipas marrëveshjes, nuk do të ketë sanksione për gazetarët ose redaktorët, por direkt kompanisë që bën këtë shkelje kurse me 10% të fitimeve do të dënohet edhe operatori i cili do ta mundësojë këtë. Ligji nuk përfshin materiale të cilat japin të dhëna ose drejtpërdrejt tregojnë një krim me interes publik dhe do t’i referohet përgjimeve të kryera prej vitit 2008 deri në vitin 2015, njofton Nova, transmeton Portalb.

 Projekt ligji për informatorët

Ligji i ri që doli nag traktati i Përzhinos, për informatorët, parasheh që çdo i punësuar, aplikanti për punë ose vullnetar, mund të raportojë për parregullsi, qofshin ata në ndërmarrje private ose publike.

Ai mund t’i raportojë këto parregullsi në personin e autorizuar të kompanisë ku punon dhe ky person i autorizuar është i obliguar të ruaj të dhënat private të informatorit. Përderisa edhe personi i autorizuar është i përfshirë në parregullsinë që raportohet, informatori mund të paraqesë parregullsinë në MPB ose gjykatë. Mundësia tjetër është që informatori të paraqesë parregullsinë në publik.

Lexo më shumë këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button