Muftinia e Kumanovës reagon për demolimin e xhamisë në Kriva Pallankë
Pas rastit të djeshëm, ku u mbajt protestë dhe pastaj u demolua një objekt fetar (xhami), ku muslimanët i kryejnë ritet fetare, ka reaguar dhe Muftinia e Kumanovës, ku sipas tyre qyteti i Kriva Pallankës bie nën Muftininë e Kumanovës, njofton Diktafoni.
“Me keqardhje dhe dhembje të thellë dje, më 06.11.2015 në orët e mbrëmjes e morëm lajmin se në qytetin Kriva Pallankë pas një proteste që është organizuar nga një grup banorësh ortodoks-maqedonas me moton kundër Islamit dhe vendeve në të cilët kryhen ritet fetare. Sipas informatave që i posedon Muftinia e Kumanovës gjatë protestës janë dëgjuar akuza të rënda ndaj fesë Islame dhe muslimanëve të këtij vendi. Në orët e mbrëmjes një grup në prezencë të organeve policore me dhunë kanë hyrë në këtë objekt për të cilin BFI-ja në RM ka dhënë leje për kryerjen e lutjeve ditore dhe i kanë demoluar të gjitha sendet që ishin në brendi të saj. Qyteti Kriva Pallankë bie nën Muftininë e BFI-së të Kumanovës, prandaj Muftinia e BFI-së në Kumanovë ashpër reagon ndaj këtij akti vandal të vandalistëve maqedonas i cili nuk shërben në një bashkëjetesë të mirëfilltë mes komuniteteve të këtij vendi dhe kërkon nga organet shtetërore që sa më shpejt t`i gjejë dhe t`i identifikojë këta njerëz të papërgjegjshëm që nuk ia duan të mirën banorëve të këtij qyteti dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e Muftinisë së BFI-së në Kumanovë.
Lexo:Protestë kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë
Lexo: Kriva Pallankë, demolohet objekti ku myslimanët kryenin ritet fetare (FOTO)
Lexo: “Uniteti” reagon ndaj sulmit mbi objektin fetar në Kriva Pallankë
Lexo: QMBI: Organet e rendit ta zbardhin rastin e demolimit të xhamisë në Kriva Pallankë
Lexo: Civil: E dënojmë ashpër protestën kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë