Aliu: Edhe pse ministrat ndërrohen shqiptarët pa përfaqësues në Qeveri

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu në kuadër të emisionit “10 Minuta” tha se politikat antishqiptare do të mbeten edhe pas ndryshimeve që do të ndodhin në qeveri. Ai tha se VMRO – DPMNE nuk ka kapur vetëm shtetin dhe institucionet, por edhe përfaqësuesin e shqiptarëve në pushtet.

Sa i përket arritjes së marrëveshjes, Aliu tha se ajo është garanci se do të kemi proces të drejtë zgjedhor.

Shqiptarët kanë fituar një garanci nga faktori ndërkombëtar që do të kemi një proces të drejtë zgjedhor.  Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Atë që e përmenda më herët, zgjedhjet e kriminalizuara gjithmonë kanë prodhuar institucione të kriminalizuara,tha Imer Aliu- Deputet i PDSH-së.

Sipas Aliut, e gjithë kriza politike është pasojë e veprimeve të gabuara të BDI-së. Sipas tij, BDI është fajtori kryesor për gjendjen e rëndë në të cilën gjenden Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button