Nuk ndalet ‘Vetëvendosje’, Hajredin Kuçi qëllohet me vezë (VIDEO)

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh e kanë gjuajtur më vezë ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin. Në video shihet edhe reagimi i ministrit Kuçi i cili tentoi t’ia kthejë ‘me të njëjtën monedhë’ aktivistëve të Vetëvendosjes.

“Nuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrimë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës. Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitar ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin. Hajredin Kuçi e drejton Ministrinë e Drejtësisë.

Ai përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell ‘Zajednicën’ dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë Kosovare. Subjektet opozitare janë të vendosura dhe nuk do t’i ndalin aksionet e tyre pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendsojes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button