Turqi, nga viti 2013 mbi një mijë terroristë të PKK-së u janë dorëzuar forcave të sigurisë

Në qytetin juglindor të Turqisë, Sirnak, dhjetë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u janë dorëzuar Forcave të armatosura të Republikës së Turqisë, ndërsa mbi një mijë prej tyre në këtë qytet janë dorëzuar në dy vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Zyra e guvernatorit në Sirnak bëhet e ditur se dhjetë persona kanë ikur nga rradhët e organizatës terroriste PKK dhe u dorëzuan para ushtrisë turke.

“Në periudhën nga 21 marsi 2013 deri më 5 nëntor 2015 në territorin e qytetit tonë forcave të armatosura u janë dorëzuar gjithsej 1.009 terroristë të cilët ishin pjesë e PKK-së”, shkruan në komunikatë për informim.

Lidhur me këta terroristë kanë nisur hetimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button