Status koha akoma vazhdon

Të ruhemi nga tymi vdekjeprurës, të presim të formohet qeveria kalimtar(sikur ajo do na zgjidh problemet), të presim prokuroren te filloj punën e saj, edhe pse është emëruar gatis e tre muaj, kjo situatë me jep atë shpresë se këtu do të ndryshojë absolutisht gjendja , por vetëm në kahjen e kundërt.

Të kesh në qeveri të emëruar një ministër dhe ky ministër në Ministrinë e Eekologjisë rastisë të jetë nga Tetova, por pak rëndësi ka se prej nga është, por si mundet që këtij “ministri” nuk i pengon tymi që e bëri Tetovën Kampionë në një kompeticion, edhe atë për tymin e saj shumë kualitativ.

Si është e mundur që ky person të vazhdojë akoma të qëndroj në këtë post dhe fare nuk ka vetëdije se institucioni që ai përfaqëson, për këto problem duhet të punojë sepse për të punuar diçka tjetër nuk kanë mundësi të bëjnë, pasi që janë shumë të zënë me shëtitjet e tyre që për çdo javë gati se janë jashtë shtetit.

Por më fatale dhe më e papranueshme është se pikërisht banorët e këtij qyteti fare nuk reagojnë, aq shumë ua ka mbytur atë shpirtin revolucionar ky sistem sa, më mirë u vjen të helmohen për çdo ditë sesa të dalin dhe të protestojnë çdo ditë.

Neve nuk na ka fajin askush dhe nuk duhet të presim që Evropa apo Amerika do të vij dhe do të na pastrojë ajrin, do të na zgjidhë problemet, do e formojë qeverinë kalimtare, do na bëj me ekonomi më të mirë dhe ne do të rijmë dhe do ti përkrahim si gjithmonë udhëheqësit tanë, që ata të jetojnë mirë, të posedojnë jetë të qetë, më vetura luksoze, pallate sa nuk mund ti shohësh edhe në ëndërr, disa miliona nëpër bankat botërorë dhe ne nuk do ti kundërshtojmë.

Më mirë e konsiderojmë vetën të tillë, por si ka mundësi që kaq poshtë kemi rënë, si ka mundësi që injoranti të shet mendë dhe ti thua, ashtu është ke të drejtë, si mund të lejojmë që psikopatët të jenë udhëheqësit tanë, atëherë i bie që ne jemi shumë shumë më të ulët se ata në pushtët, nga aspekti racional.

Dhe për fund, tymi me sa duket do të vazhdoj të na helmojë, situata akoma do ta vazhdojë të rëndohet, me vjen keq për banorët e Tetovës pasi që  ata të Gostivarit e kanë 24 karat Kryetarin dhe nuk besojë se duhet të kenë frikë për diçka, por si të ju ndihmohet juve se,  kur aty e keni ministrin aty e keni pushtetin dhe përsëri zgjidhja e problemit mbetet pezull dhe ju e pësoni më në fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button