BE: Do të besojmë, kur ta shohim marrëveshjen!

Misioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni deri më tani i përmbahet komentimit të marrëveshjes së mbrëmshme për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, sepse ende atë nuk e kanë marrë, njofton Portalb.

“Do të besojmë, kur ta shohim”, kanë deklaruar shkurt nga delegacioni i Bashkimit Evropian.

Eurokomesari për zgjerim dhe për politikë fqinjësore Johanes Han, i cili për vizitë sot është në Kosovë, prapë, nuk do ta vizitojë Maqedoninë. Nga shërbimi për informata për shtyp i zyres së eurokomesarit Han, në pyetjen se a do ta vizitojë Maqedonia pas arritjes së marrëveshjes, shkurt janë përgjigjur “jo”.

Han është për vizitë në Prishtinë për rastin e nënshkrimit të lirisë për stabilizim dhe asocim të Kosovës me BE-në, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button