Policët e plagosur në Lagjen e Trimave do të jenë dëshmitarë

Policët e plagosur në Lagjen e Trimave do të jenë dëshmitarë të mbrojtur në procesin  gjyqësorë kundër grupit që akuzohet për terrorizëm. Kështu ka propozuar Prokuroria për krim të organizuar në akt-akuzën, njofton TV Telma, transmeton SHENJA.

Sipas televizionit, dëshmitarët e mbrojtur janë shënuar nën pseudonimet “C” ose “UPS” në akt-akuzën, ku për herë të parë zbulohet se ka pasur 42 policë të lënduar rëndë dhe jo 37 siç u njoftua zyrtarisht.

Në mesin e dëshmitarëve janë përfshirë edhe banorë të Lagjes së Trimave si dhe familjarë të 8 policëve të vrarë. Arsyetimi i akt-akuzës është në tre pika dhe në të thuhet se grupi ka filluar të organizohet në fillim të këtij viti.

Sipas akt-akuzës, liderë të grupit janë 6 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button