Këshilla për fillim të mbarë të ditës :)

Nuk ju mjafton gjumi kur fleni 8 orë “të detyrueshme” dhe ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur. Ushqimet e pasura me hekur do të ju ndihmojnë që më shpejt të zgjoheni dhe të mbusheni me energji për një ditë përplot me obligime. Këtu keni disa këshilla për një fillim të mbarë të ditës.

– Konsumoni bimë të pasura me hekur: Disa përbërës, sidomos hekuri, mund të ndihmojë femrat të kenë më shumë energji. Gati 10 për qind e femrave të moshës 20-49 vjeçe kanë mungesë të hekurit në trup që shkakton lodhje dhe aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Bimët që janë burim i shkëlqyer i hekurit janë: fasulja, spinaqi dhe susami, si dhe në qoftë se i konsumoni ato në kombinim me vitaminë C, absorbimi i hekurit do të jetë më efektiv.

– Mëngjesi, “bombë” e energjisë: Në vend që mëngjesin ta kufizoni vetëm në konsumin e proteinave dhe karbohidrateve përpiquni që ai të jetë më mirë i balancuar. Në vend se të konsumoni vetëm kos shtoni në të pak manaferra që veprojnë si antioksidues, yndyra të mirë nga ushqime të tilla si, bajame, lajthi dhe fara të ndryshme. Gjithashtu, do të ishte mirë për të zëvendësuar kosin e thjeshtë me atë pa yndyrë.

– Hani më shumë fruta: Rekomandohet konsumimi më i madh i të ashtuquajturave “superfruta”, mollë, fruta me lëvozhgë, dredhëza, manaferra dhe domate. Nëse e kufizoni mëngjesin tuaj gjithmonë me një banane nuk do të merrni mjaft vlera ushqyese dhe antioksidues, gjë e cila do të shkaktojë një ndjenjë të lodhjes.

– Zgjidhni ushqimet e imëta të shëndetshme: Kur zgjidhni një meze të lehtë injoroni atë që thotë në paketim dhe menjëherë kontrolloni listën e përbërësve. Nëse përbërësit ju ngjajnë në recetë dhe ju bën të ndiheni se edhe vetë mund të përgatisni diçka të tillë, atëherë kjo është zgjedhja e duhur, por në qoftë se emrat e përbërësve janë të panjohur dhe ju duken si një eksperiment shkencor, ushqimet e tilla duhet anashkaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button