Taseva: Bombat nuk mund të përjashtohen nga hetimet

“Bombat” e opozitës ende kanë peshë edhe pse Gjykata Themelore Shkup 1 vendosi që ato nuk mund të përdoren si dëshmi në gjykatë. Kështu vlerëson ish kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Sllagjana Taseva, njofton Alsat-M.

“Nëse diçka nuk mund të përdoret si dëshmi, nuk do të thotë se nuk mund të përdoret aspak në procedurë. Ajo mund të përdoret si një tregues, apo si një bazë, nga e cila mund të niseni në analizimin dhe hetimin e mëtejmë të një rasti, në mënyrë që të sigurohen dëshmi tjera që do të prezantohen para autoriteteve kompetente ose gjykatës në kryerjen e procedurave të mëtejshme”, tha Sllagjana Taseva, “Transparency International”.

Për fatin e bombave dje vendosi Gjykata Shkupi 1, sepse më parë Gjykata e Apelit e shpalli veten jokompetente. Kërkesën e parë, që bombat mos të jenë dëshmi e dorëzoi avokati i kryeministrit Nikolla Gruevski në akuzat penale të opozitës kundër tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button