Kuvendi e solli ligjin për huamarrje për gazifikim

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje pas dy ditësh debat e solli Ligjin për detyrimin e Republikës së Maqedonisë në Dojçe Bank dhe Erste Bank sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë ­ faza 1 ­ aksi Shtip ­ Negotinë ­ Manastir dhe aksi Shkup ­ Tetovë ­ Gostivar”, me procedurë të shkurtër.

Me Propozimin sigurohet huaja prej 90 milionë eurove për financimin e ndërtimit të gazsjellësit ­ aksi Shtip bllok stacioni 5 Negotinë ­ Manastir dhe aksi Shkup ­ Tetovë ­ Gostivar. Afati i pagesës së kredive janë 7 vjet me grejs periudhë të përfshirë prej 3 viteve, me shkallë interesi e cila do të përllogaritet si përmbledhje e 6m EURIBOR+ margjina prej 450bls, njofton MIA.

Deputetët e shumicës propozim- ligjin e vlerësuan si zgjidhje pozitive me të cilën do të realizohet projekti strategjik, derisa opozita, e cila u prononcua kundër, vlerëson se është detyrim i ri dhe kërkoi ky projekt të realizohet nga buxheti ekzistues.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski vazhdim të ri të seancës së 71-­të caktoi për sot në mesditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button