Ivon Veliçkovski: Afera ”Telekom” lidhet me marrëveshjen e Përzhinës

Afera me “Magyar Telekom” është lidhur me Marrëveshjen e Përzhinës. Kjo paraqitet si pasojë e faktit që një qendër e korrupsionit i ka kontrolluar të gjitha elitat politike. Këtë në emisionin “10 Minuta” në televizionin “21” e deklaroi kryetari i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski.

Flasim për dy marrëveshje. Për një “në tavolinë”, dhe për një “nën tavolinë”. Bashkësia ndërkombëtare ka vërejtur se e ka shkelur marrëveshjen “nën tavolinë”, duke vendosur marrëveshje “në tavolinë”. Ky është problemi i negociatorëve të Përzhinës, deklaroi njeriu i parë i Partisë Liberale. Afera “Telekom” është pjesa kyçe në Marrëveshjen e Përzhinës, potencoi Veliçkovski.

“Afera “Magyar Telekom” e solli këtë situatë politike deri këtu ku është edhe procesi i Përzhinës dhe marrëveshja në të vërtetë është pasojë e faktit që të gjitha elitat politike dolën të kontrolluara nga një qendër e korrupsionit. Afera “Magyar Telekom” është me rëndësi të madhe, si edhe të gjitha “bombat” paraprakisht të publikuara“, tha Veliçkovski.

Veliçkovski fliste edhe për dallimet e Partisë liberale me opozitë. Ai thotë se këto janë çështje lidhur me Kodin zgjedhor dhe regjistrimin.

“Askush nuk guxon të përpiqet ta monopolizojë opozitën, sepse lufta themelore e partive politike është të zbatojnë pushtet, përkatësisht udhëheqje. Diçka në konceptin e partnerëve të koalicionit të Përzhinës, duket se nuk është karakteristikë”, thotë ai.

Maqedonia do të marrë rekomandim dyfish të kushtëzuar, sepse çdo vit varet prej diçka rekomandimi për Maqedoni, thotë Veliçkovski. Ai theksoi se dokument kyç për vendin është raporti i Rajnhard Pribes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button