Asfaltohet rruga në kalimin ndërkufitar Xhepishtë-Trebishtë

Ka filluar asfaltimi i aksit rrugor drejt shtetit shqiptar në kalimin ndërkufitar Xhepishtë- Trebishtë, në Dibër.

Rruga nga kalimi ndërkufitar deri në fshatin Trebishtë ka një gjatësi prej katër kilometra , është e gjerë tetë metra dhe një metër mbetet për rregullimin e  trotuareve.
 Investimi i këtillë kushton rreth një miliardë lekë, ose rreth një miliardë denarë. Punët duhet të përfundojnë deri në mars të vitit të vjen, theksoi Edmond Osmani, nga fshati Trebishtë, Gollo Brdo.

Bartës kryesor i punëve është firma “UUlza Burel” e cila sipas Osmanit nëse nuk  i lejohej  nga ana maqedonase  të kryen punët duke kaluar nëpërmjet fshatit Xhepishtë  punët e kësaj firme nuk do të realizoheshin sa i takon asfaltimit të fshatit Trebishtë.

“Duke falënderuar bashkëpunimin e ndërsjellë mes  qeverisë maqedonase dhe asaj shqiptare, gjetën zgjidhje që makineria  për asfaltim  të kalon nëpër vendkalimin ndërkufitar Xhepishtë, sepse infrastruktura e keqe në drejtim të fshatit  Bulqizë, nuk ofroi mundësi që të arrijnë deri në Trebishtë që të nisin punët e rrugës”,  potencoi Osmani.
Sipas tij, me kërkesë të drejtorit gjeneral  të kufirit shqiptar dhe drejtorit të kufirit maqedonas  si dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, sollën vendim për ndryshim të përkohshëm sa i takon regjimit të punës në kalimin ndërkufitar Xhepishtë-Trebishtë.  Kjo do të thotë lejim i gjithë makinerisë me material ndërtimor i firmës shqiptare  nga Xhepishti në  fshatin Trebishtë.

Kalimi ndërkufitar Xhepishtë-Trebishtë u bë i mundshëm me date 17 maj të këtij viti. Deri më tani banorët e të dy anëve kalojnë kufirin në këmbë. Me përfundimin e asfaltimit të rrugës në anën shqiptare  do të ketë qarkullim komunikacioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button