Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi edhe pesë ndihmës të tjerë për Janevën

Ekipi i prokurores speciale Katica Janeva do të ketë 12 prokurorë. Këshilli i Prokurorëve Publik gjatë seancës së sotme urgjente zgjodhi dhe pesë prokurorë të tjerë, që siç deklaroi kryetari i Këshillit Petar Anevski, prokurorja publike Katica Janeva i kishte propozuar sot. – Sot në ora 12.00 Prokurorja Katica Janeva dorëzoi një propozim-kërkesë për zgjedhjen e pesë prokurorëve.

Së bashku me personat e numëruar në listë, ajo parashtroi dhe arsyetime plotësuese përse kërkon më shumë anëtarë, gjë kjo e cila ishte e pranueshme për Këshillin – tha Anevski. Pesë prokurorët nuk janë emra të panjohur; aq më tepër, janë nga lista e vjetër e Janevës. Në mesin e tyre është dhe prokurorja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Lile Stefanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button