Aktakuzë për dadon që u xhirua duke keqtrajtuar foshnjën

Prokuroria publike sot ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale “Neglizhim dhe keqtrajtim i një të mituri”, njofton Portalb.

Kallëzime penale janë parashtruar nga Ministria e brendshme ndaj një personi të angazhuar si dado nga prindërit e foshnjës së keqtrajtuar nëntëmuajshe. Sipas njoftimit zyrtar, Prokurori kompetent, ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vërtetuar gjendjen reale.

Aktakuza e miratuar është bazuar në provat e mbledhura duke përfshirë edhe opinionet e ekspertëve dëshmitarë, veçanërisht për gjendjen mendore të personit të akuzuar dhe pasojat e shkaktuara te foshnja.

Njëkohësisht me paraqitjen e aktakuzës, Prokuroria publike e Gjykatës themelore të Shkupit ka paraqitur propozim për zgjatjen e masës – arrestim për të dyshuarën.

Gjithashtu lexo: “Video shokuese nga Shkupi, dado keqtrajton një foshnje”

Dhe: “Shkup, video e dados abuzuese konsiderohet e pavlefshme nga gjykata”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button