Ushtria izraelite arreston 28 palestinezë

Njoftohet se ushtarët izraelitë kanë arrestuar 28 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga ushtria izraelite, bëhet e ditur se në Bregun Perëndimor janë arrestuar 16 palestinezë.

Qendra e Informacionit për të Drejtat e Njeriut, Lugina Hulv, theksoi se ushtarët izraelitë në Jerusalemin Lindor kanë arrestuar edhe 12 palestinezë të cilët janë zyrtarë të Administratës së Fondacioneve Islamike.

Prej kohësh ndodhin tensione dhe përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të cilët reagojnë për bastisjet e kolonëve hebrenj ndaj Al-Aksa-së dhe shkeljeve të hebrenjve.

Sipas të dhënëve të Komitetit të Burgosurve Palestinezë, që nga fillimi i muajit tetor, ushtarët izraelitë kanë arrestuar 1.520 palestinezë prej të cilëve 60 përqind janë nën moshën 18 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button