Berlusconi nuk do të largohet nga Italia

Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili u dënua nga Gjykata e Lartë e Kasacionit e Italisë me katër vjet heqje lirie për mashtrime të mëdha financiare lidhur me krijimin e grupit mediatik Mediaset, në një intervistë me gazetarin e mirënjohur Bruno Vespa deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga atdheu.

“Unë as që e marr në konsideratë mundësinë e largimit nga Italia”, – tha ish-Kryeministri gjatë bisedës me gazetarin.

Aktualisht ndaj ish-Kryeministrit vazhdon shqyrtimi i disa çështjeve të tjera gjyqësore dhe hetimore. Gjykata e Shkallës së Parë e Milanos e dënoi atë në qershor me 7 vjet burg për të ashtuquajturën “çështja Ruby”.

Lajme të ngjashme

Back to top button