BDI: “Përgjegjësinë duhet ta ndajnë edhe partitë maqedonase”

“BDI në vazhdimësi ka ndihmuar zgjidhjen e çështjeve dhe ka qenë partner i komunitetit ndërkombëtar, por përgjegjësinë duhet ta ndajnë edhe partitë maqedonase.” – thuhet në njoftimin e BDI-së pas takimit të sotëm që ka zhvilluar kjo parti në selinë e saj në Tetovë me delegacionin e euro deputetëve.  Delegacioni është udhëhequr nga Xhani Pitela, kryetar i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, Knut Flenkeshtajn, nënkryetar i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian si dhe ish raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoni, Euro-deputeti Riçard Hovit, njofton Portalb.

Në njoftimin e BDI-së thuhet se Ahmeti ka njoftuar Euro-deputetët që këto ditë ka përcjell qëndrimet e BDI-së deri tek liderët VMRO DPMNEsë dhe LSDM-së rreth urgjencës për ta përmbyllur Marrëveshjen e 2 Qershorit dhe që ka kërkuar nga ata të mendojnë për shtetin dhe qytetarët dhe jo për partitë dhe se BDI po rishqyrton qasjen e vet, meqë janë pjesë konstruktive dhe kontribuese e arritjes së zgjidhjes dhe gjykojnë që Marrëveshja s’ka alternativë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button