Çekun nuk e votoi as PDK-ja

Agim Çekun nuk e votoi as anëtarësia e Partisë Demokratike të Kosovës. Ky rezultat po del pas numërimit të votave për kandidatët për asamble komunale të Prishtinës.

Përderisa Çeku si kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës ka marrë 8 mijë e 479 vota, për asamble komunale, PDK-ja ka marrë 10 mijë e 943 vota, shkruan gazeta Tribuna.

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, i cili ishte dhe bartës i listës se PDK-së për asamble komunale, mohon që kandidati i PDK-së nuk është votuar nga elektorati i PDK-së. Sipas tij, një diferencë e tillë në vota ka ndodhur për shkak se kandidatët për asamble komunale kanë lobuar individualisht te qytetarët në kërkim të votës duke zgjeruar rrjetin jashtë partisë.

“Sistemi zgjedhor e ka mundësuar këtë sepse kandidatët për asamble kanë bërë fushata edhe individuale, ata në të shumtën e rasteve kanë kërkuar vota edhe për Çekun, por në raste të caktuara njerëzit kanë pasur edhe preferenca të tjera dhe eventualisht i kanë premtuar kandidatit për asamble se do ta votojnë atë, por jo edhe kandidatin për kryetar”, ka thënë Çelaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button