Lëvizja BESA: Për BDI-në kultura shqiptare vlen vetëm 1.2% nga buxheti

Për propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë të paraparë për vitin 2016,  përveç reagimeve të mëhershme (lexo: “Buxheti dhe shqiptarët e Maqedonisë”, “LR-PDSH: Buxheti 2016, non-sens numerik” dhe “Buxheti 2016: PDSH thotë se realiteti e dëshmon diskriminimin e shqiptarëve, BDI s’e pranon”) ka reaguar edhe Lëvizja BESA e cila është fokusuar në sferën e mospërfilljes së kulturës shqiptare në këtë projekt buxhet.

Në reagimin e tyre thuhet:

“Kështu me projekt-buxhetin e vitit 2016, të propozuar nga Qeveria e Maqedonisë, bllok dotacionet për komunat në fushën e kulturës kapin vlerë prej 4.5 milionë euro, kurse prej tyre vetëm 50 mijë euro ose 1.2 për qind janë paraparë për kulturën e vendbanimeve shqiptare.” Dhe më pas në komunikatën e tyre vazhdojnë të pyesin se “Pse shqiptarët nuk i ndjejnë benefitet e buxhetit njësoj si etniteti maqedonas?!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button