Han: Pa media të lira nuk mund të jesh pjesë e BE-së

“Liria e mediave është shumë e rëndësishme për zgjerimin e Bashkimit Evropian” – tha sot eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, i cili shtoi se duhet të punohet edhe më shumë për lirinë e shprehje në mediat e vendeve potenciale për anëtarësim në BE, transmeton Portalb.

“Liria e medias është themelore për bisedimet me BE-në dhe vlerësoj se ajo nuk mund të lihet pas dore. Nuk mund të konsiderohet se ka demokraci nëse gazetarët përfshihen edhe në sulme dhe sulmuesit nuk sillen para autoriteteve të drejtësisë, kur nuk ka transparencë në lidhje me pronësinë e mediave – tha Han në hapje të “Speak up”, konferencë në Bruksel për gjendjen e mediave në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë.

Ai gjithashtu shtoi se portalet kontribuojnë në rritjen e demokracisë, por shtoi se duhet të vazhdohet me ndërtimin e standardeve të gazetarisë profesionale që njerëzit të kenë mundësi që nëpërmjet qasjes në disa burime informacioni të ndërtojnë qëndrimin e tyre kritik.

Sipas tij, pushteti duhet që t’u sigurojnë qytetarëve shërbim publik i cili do të sjellë informacione të llojeve të ndryshme. Ai gjithashtu tha se është e papranueshme që pushteti në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe të sigurisë të mbjellin frikë te gazetarët e cila në të njëjtën kohë nënkupton vetëcensurë.

Han gjithashtu sot ka dhënë një prononcim për publikimin e raportit të Komisionit Evropain për progresin e Maqedonise.

Lexo: Shtyhet publikimi i raportit të KE-së, Han nuk precizon datë konkrete

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button