Konkurs për shkollim në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e gjashtë kandidatëve për shkollim në Akademinë e Forcave Ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë disa kushte si:
- Të mos jenë më të rinjë se 17 vjeç dhe të mos ju ketë kaluar ditëlindja e 23 në datën 01.07.2016,
- Të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm ose ta mbarojnë atë para datës 01.07.2016.
- Të jenë të aftë psiko-fizikisht,
- Të mos kenë ndalim për ushtrim të profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
- Të mos jenë të martuar,
- Të dinë gjuhën angleze.
Për më shumë informacione dhe detaje rreth konkursit shikoni këtu.