Tekst nga i cili ju vjen turp

[Recension: Vajza e Naum Petreskit krejtësisht e zhveshur i çmendi fansat]

Para nesh kemi një informatë, të cilën kur do ta lexoni, menjëherë ju vjen turp. Lajmi i përzier me koment, me fotografi të marrë nga “Facebook”-u dhe i plotësuar me fjalë vullgare, nënçmime, ofendime. Jo vetëm ndaj kësaj vajze, e cila pa asnjë faj, pa asnjë arsye është gjetur këtu, por involvohet edhe babai i saj, si dhe një gazetar, pa sqaruar se pse. Edhe pse artikulli nuk është i definuar se a është lajm apo koment, si do që të jetë e diskualifikon dhe e nxin një person publik.

recenzija kerka naum petreskiLinku deri te artikulli origjinal: Vajza e Naum Petreskit krejtësisht e zhveshur i çmendi fansat

Data dhe koha e publikimit: 30.10. 2015

Data e recensionit: 02.11.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Në gazetari dihet se përveç asaj që duhet të shkurhet për personat publikë dhe për njerëzit që kanë funksione publike, gjithmonë duhet të bëhet ndarje përkatëse për atë se çka mund dhe çka nuk mund të shkruhet.

Përveç këtyre shkeljeve drastike të etikë, është shkelur edhe neni 10 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë:

Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfardo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, të orientimit seksual, politike…).

Ky artikull nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë. I shkel të gjitha parimet në të cilat bazohet etika dhe profesioni i gazetarisë. Vështirë se mund të besohet se ky “lajm” është relevant për publikun për shkak se është i qartë qëllimi për nxirrjen e vajzës, intimiteti i së cilës është sulmuar.

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të shprehurit. Gazetaria nuk është vetëm informatë, por ajo është edhe edukim. E çfarë porosie edukative jep ky artikull?

Këtu kemi edhe një përzierje plotësuese të fakteve me komentet, dhe në fund të fundit, keqpërdorim të plotë të lirisë së të shprehurit.

Mund të konstatohet se ky është fundi i gazetarisë që i tejkalon të gjithë kufinjtë: e standardeve profesionale, e shijes së mirë, duke prekur në privatësinë e dikujt dhe duke u tallur me të. Në rastet e këtilla mbetet vetëm të parashtrohet pyetja se a mund kjo të konsiderohet si gazetari?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button