Kthehen kontrollet kufitare Kosovë- Shqipëri

I pari Ministrisë për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, tha sot që Kosova dhe Shqipëria do t’i kthejnë dy ndalesat në kufi, ngase kjo ka qenë kërkesë e Komisionit Evropian për parandalimin e krimit ndërkufitar.

“Ka qenë kërkesë eksplicite që me Shqipërinë duhet t’i kemi dy ndalesa (kufitare), jo vetëm një, kjo për shkak të parandalimit të krimit ndërkufitar”, tha ministri Çollaku në raportimin para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

Ai tha se liberalizimi i vizave është proces tashmë teknik, ndërsa ratifikimi, siç u shpreh ai, ishte jetik. Çollaku përsëriti qëndrimin e tij që rekomandimi për liberalizmin e vizave do të ndodh në fund të këtij viti, ose më së largu në muajin e parë të vitit tjetër.

Çollaku po ashtu tha që nga dita e djeshme asgjë më nuk është e njëjtë mes Kosovës dhe BE-së.

Kryetarja e këtij komisioni Teuta Sahatqija e pyeti ministrin për hapat e mëtutjeshëm, formimin e komisionit për stabilizim-asocim, hapat tjerë për implementimin e MSA-së, përafrimin e legjislacionit, tabelat e përputhshmërisë, të cilat janë në gjuhën angleze dhe përgatitja institucionale për thithjen e fondeve të Kosovës nga IPA.

“Komisioni është kompetencë e juaj që të vendosni kënd ta bëni anëtar. Ndërsa në planin kombëtar janë të përfshirë krejt trupat institucional që kurdo që te nisë miratimi ne jemi gati për të. Por ë këtë fazë unë nuk mund ta paraqes planin nacional sepse duhet të shkoj edhe në dëgjim publik por shpejt edhe ju do ta shihni”, u përgjigj ministri Çollaku.

Ndërsa sa i përket legjislacionit ai tha që Kosova nuk nis nga zero. Për përkthim tha që kanë bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve në Shqipëri, të cilët sipas tij do t’i përkrahin në këtë drejtim.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, sipas tij, është thithja e fondeve nga IPA.

“Jemi në proces të përgatitjes së listës primare me qellim te thithjes së fondeve qe mund te kalojnë në buxhetin e Kosovës, e jo të menaxhohen nga BE. Por për këtë duhet të plotësohen kritere si transparenca dhe llogaridhënia”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button