Basha paralajmëron nga Kukësi: Protesta masive dhe mosbindje civile

Nga qyteti i Kukësit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta për të hapur një rrugë të re jo vetëm për këtë qytet, por për gjithë Shqipërinë.

“Qytetarët kanë të drejtë të marrin në dorë fatet e tyre kur u shkelet e drejta. Dhe kam besim se Kukësi do të ngrihet e Shqipëria do të ngrihet. Mos t’i lëmë të keqen kohës që të gërryej edhe më shumë shpresën në këtë vend. Të ngrihemi e të frymëzojmë anembanë vendit përmes akteve të mosbindjes civile e të qëndresës hapjen e një rruge të re për Kukësin dhe Shqipërine”, ka thënë Basha.

Gjatë takimit me tregtarët e Kukësit, Basha është shprehur se Shqipëria është zhytyr në krizë ekonomike pasi kryeministri Edi Rama ka vënë taksat më të larta në Ballkan, ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në pushtet, taksat do të ulen.

“Me voten tuaj dhe me vendosmërinë tuaj do të ndërtojmë një shtet ligjor dhe demokratik që në qendër të ketë qytetarin dhe jo pushtetarin. Ekonomia është zhytur në krizë prej kryeministrit i cili ka vënë taksat më të larta në Ballkan. Ka rritur energjinë, ka rritur taksën e karburantit e tallet me shqiptarët. Sot e neser me besimin tuaj si kryeministër i Shqipërisë gjëja e parë që do bëjmë është ulja e taksave, taksat më të ulta në Ballkan do t’i paguajnë kuksianët dhe shqiptarët. Do të ulim çmimin e energjisë dhe do të falim pa kushte kamatvonesat e energjisë për gjithë shqiptarët,”premtoi lideri i opozitës.

Nga ana tjetër qytetarët e Kukësit kanë pranuar situatën e rëndë ekonomike, duke thënë se fuqia blerëse ka rënë, pasi taksat janë rritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button