(VIDEO) Nxënësit ‘Përkujtojmë Agron Berishën, pishtarib e muzikës së mirfilltë shqipe’

Të rinjtë e ‘Qendrës Racio’ në sajë të aktiviteteve të tyre, më 15 nëntorë do të organizojnë ceremoni përkujtimore të të ndjerit këngëtarit Agron Berisha nga Shkupi.

Akademia përkujtimore do të mbahet në Teatrin shqiptar në Shkup.

‘Qëllimi i kësaj është të krijojmë një politikë kulturore në mesin tonë, këtë herë kemi paraparë Agron Berishën, pasi me të vërtetë ka dhënë një kontribut të madh me veprat e tij me të cilat ne sot mund të krenohemi që kemi një muzikë të mirfilltë shqipe. Planifikojnë në të ardhmen’ tha Suejla Hasallari koordinatore në ‘Qendrën Racio’.

Nusret Huseini, aktivist në ‘Racio’ tha se aktiviteti i parë me të cilin do të fillojnë është ceremonia përkujtimore e Agron Berishës, për të vazhduar me tjera evente.

‘Kemi edhe aktivitete tjera që do të jenë si bazë e Qendrës Racio është aktiviteti ‘Eduko dhe Debato’, është debat mes nxënësve të shkollave të mesme, pastaj vijon aktiviteti ‘Nata e oratorisë’ në të cilën marrin pjesë dhjetë nxënës me temat e tyre që i shpallin dhe është një lloj gare ku zgjedhen tre më të mirët’ tha Huseini.

Ndryshe, Agron Berisha ka ndëruar jetë në dhjetor të vitit 2002. Agron Berisha ishte njëri ndër këngëtarët me zërin më karakteristik i cili gjatë karrierës së tij kishte bashkëpunuar Bujar Qamilin, Gjyste Vulaj, Adelina Ismailin, Shkurte Fejzen, Ismet Bexhetin etj, pa harruar dhe bashkëpunimet e suksesshme që ai ka pasur me bashkëshorten e tij këngëtaren Naxhie Berisha dhe vajzën Erzana Berisha.

Portalb sjell një ndër këngët më të mira të tij. Dëgjim të këndshëm!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button