L. BESA – Shuto Orizare: Premtimet e BDI-së për ndërtimin e shkollës mbetën vetëm fjalë

Lëvizja BESA – Shuto Orizare thekson se premtimet e BDI-së për banorët e kësaj ane kanë qenë të vazhdueshme, por asnjëherë edhe të realizueshme.

Këtë gjë më së miri e dëshmon vendi që shikoni në fotografi, i cili gjendet në lagjen Vizbeg, ku BDI-ja tashmë 13 vite me radhë premton se do të ndërtojë një shkollë fillore, mirëpo deri tash nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë për ndërtimin e saj.

Vizbeg mostenderim i shkolles“Lëvizja BESA – Shuto Orizare konsideron se mosndërtimi i shkollës fillore në lagjen Vizbeg është papërgjegjshmëri e skajshme e BDI-së, ngase vetëm për këtë arsye fëmijët janë të detyruar të udhëtojnë për çdo ditë nga 5 kilometra largësi për ta vijuar mësimin në Shkollën Fillore “26 Korriku”. Andaj, kjo sjellje e zyrtarëve të BDI-së, të cilën e përmendin shkollën e Vizbegut sa herë që afrohen zgjedhje, është një shenjë se ata vetëm duan ta gënjejnë dhe mashtrojnë popullin dhe ta marrin votën nga populli, ndërkohë që nuk realizojnë asgjë”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button