Tetovë – Një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete në tualetin e Spitalit

Mbrëmë rreth orës 22, një doktor kujdestar në Spitalin e Tetovës ka raportuar në polici se në tualetin e repartit internist është gjetur një foshnjë e porsalindur, pa shenja jete, e mbuluar me pelena, transmeton Portalb.

Trupi i foshnjës do t’i nënshtrohet obduksionit kurse mjeket kanë dyshimet e tyre për rastin. Sipas tyre dje rreth orës 16 në repartin internist është pranuar një grua 36 vjeçare S.N., paciente nga një fshat Grupçin , e cila pastaj është dërguar në repartin e Gjineokologjisë, ku është mbajtur për shërim të mëtejshëm.

Sipas mendimit të mjekëve, S.N. ka pasur lindje spontane sepse foshnja e gjetur i përgjigjet muajit të gjashtë të shtatzënisë, ndërsa edhe materiali i marrë nga mitra tregon se S.N. ka lindur.

Vendi i ngjarjes është fotodokumentuar dhe janë marrë strisho për ADN analizën. Sektori për Punë të Brendshme ­ Tetovë po merr të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button