Vazhdon seanca e 71-­të në Kuvendin e RM­-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 71­-të në rend dite të cilës janë më shumë ndryshime dhe plotësime ligjore. Deputetët do të debatojnë për propozim-­ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për veprim me parashtresat dhe propozimet, për menaxhim elektronik, për komunikime elektronike, për vendosjen e sistemit për menaxhim me cilësinë dhe korniza e përbashkët për vlerësimin e punës dhe dhënien e shërbimeve në shërbimin shtetëror, për inspektim administrativ, për mbikëqyrje inspektuese, për gjueti, për peshkatari dhe akuakulturë, për cilësinë e prodhimeve bujqësore, për kooperativë bujqësore, për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural , të gjitha në lexim të dytë.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim-­ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për duhan dhe prodhime të duhanit, për planifikim hapësinor dhe urbanistik, për tokë ndërtimore për orarin e punës, pushimet e obligueshme të punëtorëve mobil dhe shoferëve në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për shënimin e komunikacionit rrugor, si dhe propozim­-ligjet e plotësuara për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kullotat dhe ujësjellësin, për siguri në sistemin hekurudhor, për lundrim të brendshëm, për transport në komunikacionin rrugor, për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor për armët për veprimtarinë për detektiv, të gjitha në lexim të dytë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozim-­ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim privat në lexim të dytë, për propozim-­ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Dojçe Banka dhe Erste sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit “gazifikim i RM­-së ­ faza 1 ­ aksi Shtip­-Negotinë ­ Manastir dhe aksi Shkup-­Tetovë-­Gositvar”, Propozim­-ligjin për garancion të RM-­së në obligimet sipas Marrëveshjes për hua për financimin e aksit rrugor Shtip-Radovish, i cili do të lidhet mes Bankës Evropian për Ripërtërije dhe Zhvillim dhe NP për Rrugë Shtetërore, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe Propozim-­ligji për ndryshim të Ligjit për garanci të RM në obligimet sipas Marrëveshjes për hua për financim të Programit për rrugë kombëtare, i cili do të arrihet midis Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe NP për Rrugë Shtetërore, Propozim-­ligji për plotësim të Ligjit për garanci të RM­-së në obligimet sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për sendërtim dhe zhvillim të rrugëve, i cili do të arrihet midis Bankës Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim ­ Bankës Botërore dhe NP për Rrugë Shtetërore, propozim-­ligjet për ndryshimin e ligjeve për rezervat e obligueshme të naftës, për tatim personal të të ardhurave, për qarkullimin rrugor, Propozim-­ligjin për huamarrjen e RM­-së me borxh te Banka Botërore për Ripërtërije dhe Zhvillim ­BB sipas Marrëveshjes për hua për Projektin e dytë për përmirësimin e shërbimeve e komunale, të gjitha në procedurë të shkurtuar, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button