Vatikan, arrestohen dy persona për publikimin e dokumenteve sekrete

Vatikani të hënën njoftoi se janë arrestuar dy persona për publikimin e dokumenteve konfidenciale të Selisë së Shenjtë, raporton Andolu Agency (AA).

Personat e arrestuar janë Francesca Chaouqui dhe Imzot Lucio Angel Vallejo Balda, theksoi zyra e prokurorit të Vatikanit. Monsinjor është punonjës i Vatikanit, ndërsa Chaouqui anëtare e komisionit të formuar në vitin 2013 nga Papa Françesku me qëllim të zbatimit të reformave financiare të Selisë së Shenjtë.

Zëdhënësi i Vatikanit tha se Monsinjor Vallejo Balda është në burg, ndërsa Chaouqui është lejuar të mbrohet në liri për se ajo kishte bashkëpunuar gjatë hetimit.

Ky rast është një nga seritë e skandaleve të këtij lloji që ka tronditur Vatikanin. Rrjedhjet e informacioneve konfidenciale kanë ndodhur edhe në kohën e pensionimit të Papa Benediktit të XVI. Atëherë ishin arrestuar dy persona të angazhuar për çështje financiare. Sipas ligjit të Vatikanit, zbulimi i dokumenteve konfidenciale trajtohet si krim.

Javën e kaluar, mediat italiane kanë raportuar se xhandarmëria e Vatikanit është duke kryer hetim për të përcaktuar se kush është futur në mënyrë të paligjshme në kompjuterin e klerikut të lartë të Vatikanit, përgjegjës për çështjet financiare. Vatikani ka konfirmuar këtë hetim, por nuk e ka lidhur me arrestimin e dyfishtë të sotëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button