Xhaferi, njoftoi ambasadorin suedez me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë i akredituar për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, Nils Ragnar Kamsvag.

Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike, bashkëpunimi ekonomikë kanë qenë disa nga temat për të cilat kanë biseduar zëvendëskryeministri Xhaferri dhe ambasadori Kamsvag.

Zëvendëskryeministri Xhaferri e njohu ambasadorin me dinamikën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve  që dalin nga ky dokument paqësor. Ai rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë për të implementuar këtë marrëveshje e cila ka hapur rrugën vendit drejt integrimit në strukturat euro-atlantike. 

Ambasadori Nils Ragnar Kamsvag theksoi se Norvegjia mbështet Maqedoninë dhe vendet e rajonit drejt integrimit në strukturat euro-atlantike. 

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Zëvendëskryeministri Xhaferri dhe ambasadori Kamsvag nënvizuan se në të ardhmen prioritet duhet të jetë thellimi i bashkëpunimit ekonomikë që kompani norvegjeze të vijnë të investojnë në Maqedoni, duke nënvizuar se kompani nga Norvegjia do të menaxhojë me Zonën e lirë ekonomike në Tetovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button