Rritet vlera e lirës turke pas fitores së AK Partisë

Vlera e lirës turke dukshëm është rritur në raport me dollarin amerikan pas fitores së djeshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në zgjedhjet parlamentare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Tregu i aksioneve dhe valutës pozitivisht kanë reaguar ndaj informacionit se AK Partia do të jetë në gjendje që të formojë e vetme qeverinë e Turqisë.

Lira turke të premten në treg vlente 2.88 në raport me dollarin, që të hënën në mëngjes vlera e saj të rritet në 2.83. Pasiguria politike në vend shkaktoi rënien e vlerës së lirës, rreth 3 lira për një dollar, para zgjedhjeve parlamentare.

Anketat parazgjedhore sollën parashikimin se AK Partia nuk do të ketë mundësi që vet të formojë qeverinë, siç ngjau pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor të këtij viti. Negociatat për koalicion eventual nuk patën sukses, ndaj presidenti Recep Tayyip Erdogan thirri zgjedhje të parakohshme.

“Lira turke tani do të ketë njërën nga periudhat më të fuqishme. Këto zgjedhje do t’i japin fund periudhës së tranzicionit në Turqi dhe duhet të sjellin deri te forcimi i konsiderueshëm i ekonomisë në vend”, shkroi Steve Walker, analiste e Fxstreeta.

Sipas rezultateve, pas numërimit të të gjitha votave AK Partia ka siguruar fitore bindëse, duke fituar 49.48 përqind të votave, konkretisht 317 deputetë në parlamentin e vendit që ka 550 deputetë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button