Verifikimi është prioritet i gazetarit

[Recension: “Bashkë me Musa Xhaferin, do të dorëhiqet edhe Abdilaqim Ademi”]

Prioritet i gazetarit është verifikimi i fakteve. Raportimi i lajmeve të paverifikuara është jasht standardeve të gazetarisë dhe në kundërshtim me kodin etik gazetaresk. Teksti që po e recensojmë është spekulues sepse në asnjë moment nuk jep fakte për informacionin që e plason në opinion.

12182222_10208045407955684_1610205193_n

Linku deri te artikulli origjinal: Bashkë me Musa Xhaferin, do të dorëhiqet edhe Abdilaqim Ademi

Data dhe koha e publikimit: 20.10.2015

Data e recensionit: 30.10.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Është fjala për një informatë të rëndësishme që njofton për planifikimin e dorëheqjes së dy prej figurave të rëndësishme të Bashkimit Demokratik për Integrim nga postet që mbajnë aktualisht.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, dorëheqje do të japë edhe ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, shkruan portali Libertas. Burime partiake kanë thënë se të dy ata do t’i lëshojnë postet që kanë aktualisht në qeverinë e Gruevskit.”

Duke bërë publik emrat e tyre, lajmi merr peshë më të madhe dhe përgjegjësia për informacionin që publikohet rritet. Vërtetë që produkti gazetaresk transmeton lajmin e shkruar nga një portal maqedonas por autori i këtij teksti ka mundur ta verifikojë informacionin duke marr qëndrimin nga personat, emrat e të cilëve janë lakuar në tekst. Por jo, gazetari as që ka tentuar.

Normalisht që largimi nga posti i dy funksionarëve shqiptar do të ishte habi për opinionin prandaj arsyet që jepen duhet të ishin të qëndrueshme dhe jo kaq joserioze. Këtë do të mund ta kishin vërtetuar ose ta kishin hedhur poshtë burime të partisë në fjalë.

“Marrim vesh se çdo ditë shtohet numri i të pakënaqurve brenda BDI-së nga Xhaferi dhe Ademi.”

Krijimi i besueshmërisë te lexuesi është ndër misionet më të rëndësishme të gazetarit por ky nuk është informacion relevant që krijon besueshmëri te lexuesi. Atë që merr vesh gazetari duhet ta bazoj së paku në dy burime. Ndryshe mbetet spekulim i parëndësishëm.

Kodi etik gazetaresk na mëson se nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Informacionet e pakonfirmuara duhet të trajtohen me rezerva nga gazetari dhe t’i bëhet me dije publikut që edhe ai t’i trajtojë si të tilla. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button