Nimic: Koha është të zgjidhet çështja e emrit!

Mediatori i OKB-së për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, Methju Nimic, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, thotë që tani është koha që Maqedonia përfundimisht ta zgjidh çështjen e emrit, duke theksuar se me këtë do ta përshpejtojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Kanal 5, transmeton Portalb.

“Kanë kaluar tanimë 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshja e Përkohshme, dhe mendoj që kam mbetur vetëm unë nga të gjithë ata që ishin në tavolinë. Është e qartë se tani është koha për t’u zgjidhur kjo çështje”, thotë Nimic.

Nimic gjithashtu ka theksuar se të dy shtetet duhet të kenë bashkëpunim për t’u përballur bashkërisht të dy shtetet.

“Problemi me refugjatët, rreziqet terroristike në regjion, por edhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballet Evropa Juglindore, janë vetëm disa arsye shtesë për zgjidhjen e çështjes së emrit”, thotë Nimic, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button