Turqi, shpërthim në një market, një i vdekur dhe 13 të plagosur

Të paktën një person e humbi jetën dhe 13 të tjerë u plagosën dje vonë kur në një market në Nuseybin, në rajonin juglindor Mardin të Turqisë ndodhi një shpërthim i fuqishëm dhe më pas erdhi edhe deri tek zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).

Për arsye ende të panjohura në market ndodhi një shpërthim i fuqishëm, dhe më pas erdhi deri tek zjarri i cili për disa minuta përfshiu edhe ndërtesën fqinje pesë-katëshe.

Zjarrfikësit me vinça evakuuan njerëzit nga ndërtesat dhe pastaj vënë zjarrin nën kontroll.

Në hirin është gjetur trupi i djegur i një personi, ndërsa ekipet e Ndihmës së shpejtë hospitalizuan 13 të plagosur, mes tyre edhe tre raste të rënda. Disa persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të helmimit nga tymi.

Vazhdojnë hetimet për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button