5 nëntori, datë vendimtare për Maqedoninë

Që nesër Maqedoninë e pret edhe një javë e pasigurtë e bisedimeve. Edhe pse deri më tani i gjithë procesi i bisedimeve, për çështjet më të rëndësishmes nga Marrëveshja e Përzhinos duhej të përfundonte, megjithatë partitë politike akoma nuk arritën marrëveshje. Gjëja e vetme për të cilën tani për tani janë marrë vesh për përzgjedhjen e prokurores speciale, Katica Janeva dhe buxheti i saj për punë deri në fund të vitit.

Nuk ka afat të ri ku partitë duhet të arrijnë marrëveshje, mirëpo jozyrtarisht, LSDM dhe VMRO- DPMNE deri më 5 nëntor kanë kohë t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre, dita kur edhe zyrtarisht duhet të përmbyllet Raporti i progresit për vendet- kandidate për në BE.

Bisedimet mbetën të bllokuara për ndihmës- prokurorët e Janevës, përkatësisht Këshillit të Prokurorëve Publik ku u zgjodhën 7 ndihmë prokurorë nga gjithsej 14 që kërkoheshin. Prokurorja speciale me punën duhet të fillojë më 2 nëntor, por akoma nuk dihet se a do të ndodh kjo, sepse ai nga ndihmësit e përzgjedhur kërkoi që të mos japin betimin, derisa nuk zgjidhen edhe 7 kolegët e tjerë të cilët duhet t’i ndihmojnë.

Paratë që Janeva kërkoi për punën e saj, nga Komisioni për financim dhe buxhet dhe nga Komisioni juridiko- ligjdhënës menjëherë u miratuan, mirëpo javës që vjen për paratë deputetët duhet të votojnë në seancë plenare.

Mosmarrëveshjet më të mëdha ndërmjet VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së kanë të bëjnë me Ligjin e Qeverisë, përkatësisht ingerencave të ministrave dhe zëvendësministrave. LSDM-ja konsideron se ministri i punëve të brendshme duhet t’i ketë të gjitha kompetencat, kurse VMRO- DPMNE-ja konsideron se ai në ministri duhet të jetë vetëm person teknik.

Javën e kaluar bashkësia ndërkombëtare disa herë VMRO – DPMNE-së i bëri vërejtje se nuk është konstruktive dhe ftoi përfaqësuesit e partive në bisedime të pranojnë obligimet që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos.
Të premten, ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Sasho Markovski, mori ftesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Diplomati kompetentë për Ballkanin, Ernest Rajhel, Markovskit personalisht i ka thënë se VMRO- DPMNE-ja patjetër të tregojë vullnet që bisedimet të jetë të suksesshme.

Reagime për sjelljen e partisë në pushtet në bisedime kishin edhe ambasadorët e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Bashkimit Evropian. Ata të mërkurën, në oborrin e Qeverisë, lexuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet se janë të zhgënjyer nga mosrespektimi i afateve të caktuara për Marrëveshjen e Përzhinos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button