‘Lagjja e Trimave’ 6 muaj pas konfliktit të armatosur, plagët shërohen ngadalë (FOTO+VIDEO)

Po bëhen gati 6 muaj prej konfliktit në mes të forcave të sigurisë së RM-së dhe grupit të armatosur në “Lagjen e Trimave”, Kumanovë. Banorët e dëmtuar tashmë po përfundojnë me ndërtimin a rindërtimin e shtëpive të tyre dhe presin të vendosen sa më shpejtë. Derisa brenga e tyre është sigurimi i orendive shtëpiake, nga ana tjetër familjet e të burgosurve presin me shpresë marrjen e vendimit për rastin “Kumanova”.

2Halil Shabani, shtëpia e të cilit ishte tërësisht e shkatërruar nga konflikti i armatosur i 9 dhe 10 majit, deklaroi për Portalb:
“Edhe dy javë nuk besoj se mund të vendosemi në shtëpi, derisa të përfundojnë punimet dhe të rregullohet çështja e ujësjellësit. Edhe po të kthehemi nuk do të ndjehemi të sigurt. Megjithatë mezi presim ta përfundojmë një dhomë, që të paktën të mos paguajmë qira prej 150 euro, pasi shteti vetëm për 3 muajtë e parë na e ka mbuluar qiranë, jo më shumë. Si ka qenë shtëpia nuk mund të bëhet kurrë, paratë nuk mjaftojnë për të gjitha mobiljet.”

“Djali nuk ka mundësi të vendoset në shtëpinë që ndërtoi. Nuk po arrin që ta lyej nga jashtë, as t’i sigurojë orenditë e as drunjtë. Unë jam e sëmurë nga sytë, mjekët më thanë se duhet të operohem, por nuk mundem.”-tha e brengosur 79 vjeçarja, Qazime Tahiri.

3

Shaban Demiri sqaroi se shtëpitë e djegura po ndërtohen, derisa ato që ishin të dëmtuara janë në rindërtim e sipër. “Shtëpitë janë në ndërtim e sipër. Dy prej tyre kanë mbaruar me ndërtimin, vetëm duhet të furnizohen me orendi shtëpiake. Edhe shtëpitë e dëmtuara po rindërtohen, përveç dy shtëpive (të të burgosurve). Njerëz të ndryshëm akoma interesohen dhe e vizitojnë lagjen, por prej rastit të Shipkovicës më nuk kemi pranuar ndihma.”-tha ai dhe theksoi nevojën e banorëve për orendi.
Sipas tij, shteti ka mbuluar vetëm 3 mujorshin e parë të qirasë. Megjithatë është premtuar se do të rregullohet tërësisht çështja e kanalizimit dhe e ujësjellësit, ndërsa pastaj edhe asfaltimi i rrugës. I pyetur deri kur do të ekzistojë i a.q. “Shtabi i krizës”, Demiri deklaroi: “Shtabi i krizës do të funksionoj deri sa t’i vendoset çelësi shtëpisë së fundit.”

Nga ana tjetër, Ekreme Lutfiu, bashkëshortja e të burgosurit për rastin “Kumanova”, Irfan Lutfiu pranoi për Portalb se jeta e familjes së saj ndryshoi prej 9 majit “E vizitojmë 2 herë në muaj, por ende nuk dijmë asgjë se çfarë do të ndodhë. Shpresoj që të zgjidhet sa më shpejtë kjo çështje… Jeta ka ndryshuar dhe është shumë vështirë pa Irfanin. Na mungon shumë. Na duhet të durojmë, por fëmijët vazhdimisht e kërkojnë.”-tha.
Përndryshe, nga konflikti i armatosur u dëmtuan 127 familje apo gjithsej 549 banorë; 26 shtëpi u dëmtuan pjesërisht, ndërsa 17 tërësisht./Portalb.mk

4

5

6

7

8

9

10

11

12

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button