Francë, pushohet nga puna meteorologu për kritikat ndaj Hollande

Meteorologu nga televizioni shtetëror i Francës, “France 2”, Philippe Verier u shkarkua për shkak se ai kritikoi Presidentin francez, Francois Hollande  për mënyrën e tij të drejtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas publikimit në internet të një videoje ku shihet se si Verdier kritikon Hollande, pranon një letër në të cilën shkruhet vendimi për pushim nga puna.

Verder e hapi zarfin në prani të kolegëve, sepse mendonte se “duhet të jenë të njohur me këtë rast.

“Verder ka shkruar një libër në të cilën ai kritikoi udhëheqësit e Samitit mbi ndryshimet klimatike COP 21 pas së cilës me forcë u largua nga pozita e tij.

Bëhet fjalë për një ekspert të ndryshimeve klimatike, i cili në letrën e tij të hapur akuzon presidentin francez se nuk është i sinqertë dhe se nuk vepron në mënyrë të duhur kur është fjala për mjedisin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button