Përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare në Turqi, fillon numërimi

Përfundon procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Turqi, ndërkohë ka filluar procesi i numërimi i votave në rang vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) procesi i votimit në 32 qytete në lindje të Turqisë i cili kishte nisur në orën 07.00 përfundoi në orën 16.00. Ndërsa në qytetet e tjera ku procesi zgjedhor kishte nisur në orën 08.00 ka përfunduar në orën 17.00, sipas kohës lokale.

Votuesit kanë votuar në 175 mijë e 6 vendvotime të formuara në të gjithë Turqinë.

Nëse ende ka votues që presin të votojnë në qendrat e votimeve pavarësisht afatit kohorë që ka përfunduar, kryetarët e qendrave të votimit pasi të numërojnë këto persona do të lejojnë që ato të ushtrojnë të drejtën e votimit.

Ndër të tjera theksohet se ka përfunduar edhe procesi i votimit në pikat doganore për shtetasit turq jashtë vendit.

– Votat do të numërohen sëbashku me votat e ardhura jashtë vendit-

Mësohet se votimi për qytetarët turq jashtë vendit kishte filluar me 8 tetor dhe kishte përfunduar me 25 tetor në kutitë e votimit të ngritura në 113 përfaqësi në 54 shtete jashtë vendit. Fletët e votimit në këto qendra janë dërguar në Turqi nëpërmjet avionëve dhe postave diplomatike. Këto vota të ruajtura në Bordin e njësive zgjedhore jashtë vendit do të numërohen sëbashku me votat e tjera

AA do të publikojë sekondë pas sekonde për abonentët të dhënat dhe do të transmetojë “live” rezultatet e votimit nga të gjitha mjediset zgjedhore.

AA e cila ka krijuar edhe rrjetin e gazetarëve në të gjithë vendin, për të publikuar në mënyrën sa më të shpejtë rezultatet e zgjedhjeve ka përgatitur infrastrukturën e nevojshme dhe ka përgatitur një site të veçantë.

Në adresën e internetit “secim.aa.com.tr” ku do të tregohen në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme, gjithashtu rezultatet do të paraqiten të shoqëruara nën formën e hartave dhe të grafikëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button