Turqi, çifti përjeton në një ditë emocionet e votimit dhe të dasmës (FOTO)

Një çift i ri në qytetin Erzurum të Turqisë pasi dasma e tyre ka përkuar me ditën e zgjedhjeve nën shoqërimin e muzikës para se të shkonin për në dasmë vajtën të votojnë me makinën e çiftit, raporton Anadolu Agency (AA).

Çifti Yeşim dhe Serkan Çelik kohë më parë kishin caktuar datën e dasmës më 1 nëntor dhe pasi kjo ka përkuar me ditën e zgjedhjeve ato kanë votuar të veshur me veshjet e nusërisë dhe të dhëndërisë.

Dhëndëri dhe nusja kanë votuar në kutinë e votimit me nr 1290 në shkollën medrese Alija Izetbegoviç në rajonin Yakutiye të qytetit Erzurum. Në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se është një rastësi e bukur që dasma e tyre ka përkuar me ditën e votimeve nusja Yeşim Çelik u shpreh se: “Realizuam votimin tonë dhe jemi shumë të lumtur. Si çdo qytetar kemi kryer detyrën tonë”.

Ndërsa dhëndëri Serkan Çelik duke vënë në dukje se kjo rastësi është një moment që nuk do të harrohet në jetën e tyre ka pohuar se: “Qoftë në të mirën e vendit tonë. Presim ditë të mira të vendit. Në një ditë të tillë gëzimi ynë u shtua edhe me shumë”.

Çifti pas votimi u nis drejt vendit ku ndodhej salla e dasmës.

aa_picture_20151101_6684777_web

çifti përjeton në një ditë emocionet e votimit dhe të dasmës 1

çifti përjeton në një ditë emocionet e votimit dhe të dasmës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button