Ushtarët izraelitë arrestojnë 24 palestinezë

Ushtarët izraelitë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimorë kanë arrestuar 24 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se për “arsye sigurie” janë arrestuar 24 palestinezë në rajone të ndryshme në Bregun Perëndimorë. Në deklaratë ndër të tjera është theksuar se në Ramallah është arrestuar edhe një prej zyrtarëve të lartë të Hamasit por në lidhje me identitetin e tij nuk është dhënë informacion.

Mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të cilët reagojnë ndaj shkeljeve të hebrenjve dhe bastisjet e kolonëve hebrenj ndaj Mesxhid-i Aksa-së prej kohësh po përjetohen tensione dhe konflikte. Në sulmet e civilëve dhe ushtarëve izraelitë të ndërmarra që nga muaji tetor e deri tani kundrejt palestinezëve kanë humbur jetën më shumë se 70 persona.

Ndërsa Këshilli i të Burgosurve Palestinezë ka njoftuar se Izraeli që nga fillimi i muajit tetor në Bregun Perëndimorë dhe në Jerusalem ka arrestuar 1 mijë e 520 palestinezë ku 60 përqind e tyre janë nën moshën 18 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button