Tjetër tragjedi e refugjatëve në Detin Egje, 11 të vdekur

Pas fundosjes së varkës në Detin Egje e cila kishte refugjatë humbën jetën 11 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Roja bregdetare greke theksoi se varka plastike e cila ishte duke bartur 28 refugjatë ishte përplasur në një shkëmb në afërsi të rajonit Galazio të ishullit Samos dhe se Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar 15 persona.

Varka e cila ishte përmbysur 20 metra në afërsi të tokës humbën jetën 11 persona ndër të cilat 4 kanë qenë fëmijë, ndërsa trupat e 2 personave të humbur ende janë në kërkim.

U theksua se të shumtat e kufomave ishin bllokuar në kabinën e varkës. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u bërë nga ana e rojave bregdetare greke dhe qytetarët vullnetarë.

Nga ana e tjetër zëvendës ministri përgjegjës për Politikat e Migrimit, Yannis Muzalas, theksoi se qeveria është duke hulumtuar për ta rrënuar rrjetin e telit e cila ishte ndërtuar në kufirin greko-turk, për reduktimin e vdekjeve në Detin Egje.

Muzalas i cili në deklaratën e tij e cila u shpall në gazetën To Vima të Athinës theksoi se qeveria është në kërkesë për shmangien e refugjatëve nga rrugët të rrezikshme dhe tha se: “Jemi duke kërkuar zgjedhje alternative së bashku me Evros. Por për shkak të çështjeve teknike hapja e Evros-it nuk duket e përshtatshme.”

Rrjeti i telit i lartë 4 metra i cili u ndërtua në regjionin Evros në afërsi të kufirit me Turqisë, e gjatë prej kalimit kufitar Kastanies deri më lumin Evros, u ndërtua për shkak që të bllokohen kalimet e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button