Eksperti italian: Pritet cunami në brigjet e Vlorës ose Sarandës

 Tërmeti i sotëm dhe ai i djeshëm, me epiqendrën në afërsi të Bulqizës, nuk janë të fundit për këtë zonë. Përgjegjësi i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi thotë se priten të tjera lëkundje të forta të tokës. Sipas tij, në zonën jugore të Bulqizës ka aktivitet sizmik në rritje. “Presim tërmete të tjera, por nuk mund ta përcaktojmë shkallën e tyre”, tha ai për News 24.

Nga ana tjetër ekspertë italianë dhe grekë janë të shqetësuar pasi një cunam pritet të godasë detin Mesdhe. Në rast se një tërmet me magnitudë 7.0 ballë do të godiste, Kretën ose Siçilinë, jeta 130 milion banorëve do të rrezikohej nga Cunami.

Në rast se Cunami ndodh në Siçili vala e tij do të godasë brigjet e jugut të vendit tonë, duke përfshirë Vlorën e duke shkuar deri në Fier. Në rast se godet Kretën dëmet për Shqipërinë do të jenë minimale dhe të pakonsiderueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button