Forcat e regjimit në Siri ndërmarrin sulme ndaj fshatrave turkmenë

Forcat e regjimit në Siri kanë ndërmarrë sulme tokësore me mbështetje ajrore ndaj fshatrave turkmenë në zonën rurale Lazkiye, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga burimet lokale, trupat të regjimit të Asadit, kanë nisur një operacion tokësorë me mbështetje ajrore ndaj jugut të Malit Turkmen i cili është nën kontrollin e kundërshtarëve të tij.

Për shkak të kundëpërgjigjes së trupave turkmene ndaj sulmeve të fshatit Kapakli dhe rrethinës së saj, pati edhe përleshje.

– 15 ushtarë të regjimit të cilët shkelën në minë humbën jetën-

Njoftohet se përleshjet ende vazhdojnë dhe se nga koha në kohë rritet intensiteti. Nga ana tjetër, burimet lokale njoftuan se forcat e regjimit janë munduar të kalojnë në fshatin Cubbu’l Ahmar në Cebel Ekrad dhe se 15 ushtarë të regjimit kanë humbur jetën duke shkelur në minë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button