Në Maqedoni 600 deri më 2 mijë raste të vdekjes nga gabimet e mjekëve?!

Nuk ka të dhëna zyrtare sa është numri i rasteve të vdekjes si rezultat i gabimeve të mjekëve. Spekulohet se janë nga 600- 2.000 në vjet, numër që është shumë më i madh se vdekjet nga aksidentet e trafikut në shtet dhe nga vdekja natyrale, shkruan “Utrinski Vesnik”, transmeton Portalb.

“Janë të dhëna alarmante që fatkeqësisht fshehen nga opinioni nga organet kompetente, sidomos nga Ministria për shëndetësi. Në rast se do të kishte raporte nuk do të përsëriteshin gabimet e mjekëve. Ata nuk janë gjithmonë gabime individuale, edhe sistemi a lëshime”, thotë mjeku Vladimir Lazareviq nga “Heltgruper”, organizata hulumtuese për reforma në fushën e shëndetësisë.

Sipas tij, stastistikat botërore kudo tregojnë për gabime mjekësore, me pasoja të rënda për pacientët. Edhe Maqedonia nuk është rast i veçantë. Megjithatë, në asnjë moment këto të dhëna nuk do të thonë se rastet nuk duhet të parandalohen, ose të fshehen gabimet e mjekëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button