Minutat e fundit i japin fitoren Juventusit

Juventusi ka arritur fitore shumë të vështirë në derbin lokal ndaj Torinos (2-1), të vlefshëm për javën e dhjetë në Serie A.
Bianconerët ishin skuadra më e mirë gjatë fraksionit të parë, në të cilin shënuan një gol. Paul Pogba dërgoi një goditje fantastike drejt portës kundërshtare, e cila u ndal në rrjet (19’).

Gjërat ndryshuan në gjysmën e dytë, ishte skuadra e Torinos ajo që luante më mirë. Pas një goditjeje të lirë të bllokuar, topi u kthye te Cesare Bovo, i cili me një gol të bukur i nivelizoi shifrat (51’). Por fitoren Juventusit ja dha Cuadrado në kohën shtesë, kur po luhej minuta e 4-të e vazhdimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button