E rallë- 6 vjeçarja ka lindur me zemrën jashtë kraharorit

6 – vjeçarja Virsaviya Borum gjatë gjithë jetës ka sfiduar të gjitha ligjet e natyrës, pasi ka ajo ka lindur me zemrën dhe të brendshmet jashtë kraharorit.

Virsaviya, e lindur në Rusi dhe që jeton Florida të SHBA, vuan nga disa defekte në lindje, të shkaktuara ngaPentalogy of Cantrell,  një sëmundje e rrallë kongjenitale (e lindur).

Zemra e 6 – vjeçares, e madhe gati sa një grusht, mund të dallohet teksa rreh në pjesën abdominale të trupit, ndërsa është e mbrojtur vetëm nga një shtresë e hollë lëkure.

Të brendshmet e saj janë gjithashtu jashtë trupit dhe ajo nuk ka muskuj abdominalë apo diafragmë.

Në një artikull të publikuar nga DailyMail, nëna e vogëlushes thotë se kur ishte shtatzënë, mjekët i thanë se fëmija nuk do të mbijetonte.

Sot, pas 6 vitesh, Virsaviya është një vajzë e qeshur dhe plot jetë. Ajo pëlqen pikturën, kërcimin dhe është e dashuruar pas divës Beyonce.

Në fillim të 2015 – ës, nëna e Virsaviya arriti që të gjente një mjek, që do të marrë përsipër trajtimin e vajzës së saj.

Pentalogy of Cantrell kërkon operacion, në varësi të defekteve të pacientit dhe mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet.

Në rastin e 6 – vjeçares, grupi i mjekëve duhet të presë edhe dy vite për të parë nëse është e këshillueshme që ta operojnë ose jo. /tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button