Haziri i përgjigjet Ramushit: Të ndalet gjuha degraduese, t’i ruajmë institucionet

ënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjuha dhe sjelljet degraduese ndaj njëri-tjetrit dhe institucioneve duhet të ndalen sepse situata aktuale do të ketë zgjidhje politike.

Ai ka thënë se duhet të ruhen institucionet e Kosovës për shkak të sakrificës së gjithë qytetarëve për t’i ndërtuar ato.

“Përgjigja ime është që të sillemi përgjegjshëm karshi institucioneve dhe t’i ruajmë ato institucione që i kemi ndërtuar. Ftesa ime është që të kemi kujdes dhe të ruajmë njëri-tjetrin sepse situata domosdo do të ketë zgjidhje”, ka thënë Haziri, për Gazetën Express.

“Gjuha degraduese mbetet vetëm gjurmë e keqe në këtë situatë”, ka shtuar ai.

Kjo përgjigje e Hazirit vjen pas deklaratave të Ramush Haradinajt, i cili i referohet Kryeministrit të Kosovës si “Isë qeni” derisa sigurimin e Kuvendit të Kosovës e fyeu me fjalën “budalla”.

Pavarësisht kësaj, Lutfi Haziri thotë se kjo gjuhet s’duhet t’i përket skenës politike të Kosovës.

“Ftesa ime është që të ndalet kjo gjuhë degraduese dhe sjelljet degraduese karshi jetës institucionale dhe institucioneve që janë ndërtuar me sakrificë e me gjak”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button